Jo, modelit të gruas që humbet identitetin qytetar dhe feminilitetin
Sot, në Parlament, fjalori dhe sjellja mund të cilësohen jo vetem të pahijshme por shpesh, të turpshme. Madje po të regjistrohen thëniet e herëpashershme të protagonistëve të politikës, gjen aty hipokrizi me shumicë e madje mospërputhje të mëdha konceptesh.
P.sh., Kryetarja e Kuvendit në ngjarjen ku Kryeministri i vendit perdor një gjuhe jo vetem jokryeministrore, por dhe antiqytetare ndaj grave të familjes së një deputeti socialist, “kryegruaja e parlamentit”, znj.Topalli, shtoi flakë më flakë shprehje të tilla si: ”Vagabond, do të të nxjerr për zhelesh”! Aty po fyheshin në mënyrë bastarde dy gra, apo jo znj.Topalli?
Por vetem disa jave me vonë, po e njëjta kryeparlamentarja Topalli, akuzoi kreun e Partise Socialiste si “dhunues grash”(!) Mbrojtësja e grave, me këtë veprim, na tregoi qarte se në rastin e deputetit “provokator” ajo nuk denoi veprimin por personin, nga i cili me pas huazoi në shkalle vulgariteti shume me të larte të njejtin veprim që “e kapi për zhelesh dhe e flaku jashte parlamentit”!
Vlen të vlerësohet fakti se keto sjellje jo etike perbejne dhunim politik e qytetar dhe një shembull negativ për përfaqësimin e gruas në politike duke dhënë modelin e gruas që komandohet lehtësisht nga tjetërkush dhe humbet pavarësinë profesionale, identitetin qytetar dhe feminilitetin e saj duke u quajtur jo pa të drejte e paafte dhe e dobet në politike.
Duke uruar që në Parlamentin e paszgjedhjeve 2009 të kemi me teper gra e me pak zhozefinizëm banal, rrjedhimisht besoj se politikëberja në Shqiperi do të jete me etike, qytetare dhe demokratike.