Ngopja me lugë bosh, përballë vjedhjes me duar të pastra
E tha mire Ngjela në Parlament. Çfarë mjetesh kemi në për t’i bere ballë një Shqipërie të dhunshme që po përgatit Berisha me të tejngopurit nga vjedhjet dhe kusaritë?
Kete pyetje duhet t’ia beje çdo qytetar vetes së tij. Këtë pyetje duhet t’ia bejne vetes së tyre, politikanet e pozites dhe opozites, gazetaret, analistet, shkrimtaret.
Dhe këto budallallëqet dhe lojërat e shifrave e përqindjeve që përdoren për t’i thënë të zezës të bardhë, janë lugë e zbrazët që nuk na bën punë.
Per nga zhvillimi ekonomik dhe GDP-ja, Shqipëria aktualisht është në vendin e 114-te nga 170 vende të listes. Pas nesh vjen menjëherë Afganistani. Kjo është vjedhje me “duar të pastra”, d.m.th., përmirësimi i aftësisë për të vjedhur dhe për të lare me kujdes duart.