E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferi i Saliut, pa rryp sigurimi

Policisë Rrugore, s’i mungon guximi

Që të bëj kontroll për rryp sigurimi

Një natë bën policët, një kontroll rutinë

Fap, ngritën tabelën, për t’ndal një makinë.

Makina luksoze, fare nuk u ndal

fluturoi polici, anash në kanal

Filluan bilbilat, alarm me sirena

Në garë policia, me këmbët në frena.

U kthye në film. ky kontroll rutinë

Ata nuk e dinin që ndiqnin Salinë

Urdhëroi Saliu të ndalin makinën

Që dhe policia të na bëjë rutinën.

Afrohet polici. në krah nga shoferi:

“Ah, sikur ta gjuaja me ca saçma derri!...

...Pse nuk na ndalove, more shofer trimi

Madje s’paske lidhur as rryp sigurimi...”.

Shoferi, policit i bën shenjë me dorë:

“Afroje pak veshin... Nuk jemi dasmorë

Nuk sheh ti nga sytë, mor mendjelivadh

Këtu në makinë, kam shefin e madh…

Rrypin s’e kam vënë për një vit të tërë

Kam frikë se ma pret shefi me gërshërë

Pa mendo polic, ty të plaçin sytë

Po sikur t’i duket rrypi si shirit?

Vallë nuk e shikon, ka përveshur llërët

Gishtat plot me kallo vetëm nga gërshërët

E zëmë se një ditë s’ka inaugurim

E truri t’i shkrepë të presë rrypin tim?!

Po dridhet polici, tash i mbledhur grusht

Vetëm belbëzon dhe nderon me grusht

Mendjen po e vret: janë, s’janë të vërteta

Brenda në makinë, është vetë barsoleta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›