E Diel, 1 Nëntor 2026

Tenton te vjedhe, kapet

TIRANE - Zbulohet i dyshuari per tentativen e vjedhjes se nje banese. Policia e Tiranes, ka mundur te veje ne pranga Romeo Shatrolli, 22 vjec, lindur dhe banues ne Kashar, pasi dyshohet se eshte autori i tentatives se vjedhjes se nje banese te ndodhur pak dite me pare ne fshatin Yrshek. Identifikimi dhe prangosja e tij eshte bere nga sherbimet e Komisariatit numer 6, te Policise se Tirane. 22-vjecari Shatrolli, ka qene denuar me pare, per te njejten veper penale, per te cilen eshte vene ne pranga kete here. Tentativa per vjedhjen e banesen eshte denoncuar nga pronaret e saj, ne policine e kryeqytetit, ku me pas keta te fundit nisen hetimet per gjetjen e autorit, qe rezulton te jete i arrestuari i dy diteve me pare. Materialet i kane kaluar Prokurorise, per akuzen e "vjedhjes se mbetur ne tentative".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›