Pranga, po trafikonte 12 klandestinë
GJIROKASTER - Arrestohet duke tentuar të kalonte drejt Greqisë 12 klandestinë 46-vjeçari nga Fieri, Behar Gjojdeshi. Specialistët e antitrafiqeve në Policinë e Gjirokastrës e kanë zbuluar Gjojdeshin në afërsi të kthesës së fshatit Glinë, rreth 17 km në juglindje të qytetit. Në këtë vend ai ndodhej bashkë me grupin e klandestinëve, pjesa më e madhe nga Korça, të cilët kishin për qëllim të kalonin drejt Greqisë. Pas identifikimit të personave, ata janë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës. Të gjithë janë marrë në pyetje, derisa nga dëshmitë ka rezultuar se një prej tyre ishte personi që do t'i ndihmonte në kalimin ilegal. Të 12 personat nën drejtimin e fierakut do të kalonin me këmbë përmes fshatit Glinë e matanë kufirit duke dhënë një sasi të hollash prej 800 eurosh për secilin. p.n