"Rexhina" bllokon 19 makina luksoze
LEZHE - Sektori Kundër Krimit të Organizuar në zbatim të operacionit të koduar "Rexhina", të hartuar nga Drejtoria e Policisë Lezhë bllokoi dje 19 mjete luksoze. Operacioni u realizua në Lezhë dhe Kurbin, nga ku u bllokuan 19 makina të cilat kishin mangësi në dokumentacione. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se tre automjete ishin të vjedhura jashtë vendit, ndërsa për 16 të tjerat pritet konfirmim nga zyra e Interpol Tiranës, pasi kësaj zyre i është kaluar informacioni i nevojshëmDURRES - Peshkatarët shqiptarë mbajnë sytë nga tregu i karburantit në Itali. Mbijetesa e tyre varet vetëm nga çmimi i naftës në brigjet përballë, pasi në vendin tonë asnjë ndryshim ndërkombëtar nuk po gjen zbatim në tregun e karburanteve. Mësohet se falë uljes në shkallë botërore të çmimit të naftës deri në 90 USD për fuçi, tregjet e huaja po i reflektojnë shumë shpejt çmimet e reja. Kjo gjë nuk ndodh akoma në vendin tonë. Peshkatarët durrsakë e blejnë aktualisht naftën në Bari dhe Brindisi me çmimin 0.6 euro për litër, nga 0.8 euro për litër me të cilin e merrnin para dy muajsh. Kjo është një situatë e favorshme për ato anije me kapacitet të madh, të cilat furnizohen jashtë, por njëkohësisht vdekjeprurëse për anijet me tonazh të vogël, të cilat nuk e përballojnë lundrimin deri në Itali. Pjesa e peshkarexhave të vogla që përbën afro 70% të flotës së Durrësit vazhdon të kalbet në molo, pasi pronarët e këtyre mjeteve nuk e përballojnë dot blerjen e naftës me çmimin 1.2 euro për litër, me të cilin ky artikull tregtohet në Shqipëri. Sektori i peshkimit në Durrës vazhdon të mbijetojë falë naftës italiane. Pas situatës së favorshme të krijuar javët e fundit është intensifikuar gjuetia në det të hapur. Sipas dispecerisë, vetëm gjatë paradites kanë dalë për gjueti 25 anije peshkimi. Bëhet fjalë vetëm për ato peshkarexha me tonazh të lartë, pasi të tjerat mbeten papunë. Ndërkohë, Kapitaneria njofton se thuajse çdo ditë kryhen praktika të peshkarexhave shqiptare, të cilat kërkojnë autorizimin për t'u nisur drejt porteve të Pulias. Marrja e naftës është e ligjëruar me konventa detarie. Ajo konsiderohet "naftë bordi" dhe sjellja e saj nuk përbën krim financiar. E tillë ajo do të ishte vetëm nëse përfituesit kërkojnë ta shesin naftën në Shqipëri duke e ricikluar, por kjo nuk ndodh pasi peshkatarët e shpenzojnë karburantin për peshkim deri në pikën e fundit. Sipas burimeve, me një rrugë Italie, anijet shqiptare sigurojnë për afro një muaj autonominë e karburantit për gjueti. Përballë kësaj gjendje shumë pronarë kërkojnë të shesin anijet e vogla duke synuar zëvendësimin e tyre me mjete më të mëdha, të afta për të lundruar dhe furnizuar me naftë drejt vendit fqinj. o.u nga ana e policisë së Lezhës. Sipas policisë, automjetet që rezultuan të vjedhura i kishin në pronësi shtetasit K. Cakoni, nga Kurbini, të cilit iu sekuestrua mjeti i tipit "Mercedes Benz" me targë LA 6606 A, I. Preka, nga Lezha, të cilit iu sekuestrua mjeti i tipit "Fiat Dukato" me targë LE 071 A, si dhe P. Nikolli nga Laçi, të cilit iu sekuestrua mjeti i tipit "Suzuki Vitara" me targë LA 2135 A. r.n