Minxhozi: Tragjedite, pasoje e korrupsionit shteteror
Partia Socialiste ka akuzuar qeverine se, si pasoje e korrupsionit te saj po ndodhin tragjedite e njepasnjeshme ne Bulqize. Nepermjet nje deklarate per shtyp, deputeti i Partise Socialiste, Qemal Minxhozi, deklaroi dje se, probabiliteti i aksidenteve ne miniera eshte evident, por shumica e aksidenteve me vdekje eshte si pasoje e rezultatit te punes pa pergjegjesi, te strukturave qe monitorojne punen ne miniera. "Aksidenti i fundit ne Bulqize ka ndodhur ne zonen qe kompania "Darfo" e ka me koncesion. Sipas informacionit, rezulton qe Ministria e Ekonomise ka dhene leje minerare te jashteligjshme", beri te ditur Minxhozi. Anetari i grupit parlamentar socialist i beri thirrje prokurorise, qe te kontrolloje zbatimin e ligjit ne miniera. "I bej thirrje Prokurorise se Pergjithshme qe te ushtroje nje kontroll urgjent mbi zbatimin e ligjit, sidomos ne Bulqize dhe te nxjerre para pergjegjesise penale shkaktaret, sepse ne te kundert do ndeshemi me pasoja tragjike njerezore, shume me te medha se ato kane ndodhur", paralajmeroi Qemal Minxhozi.
D.D
D.D