E Diel, 1 Nëntor 2026

Miniera "ha" minatoret, 35 femije jetime

Miniera e Bulqizes ka marre jeten e 15 minatoreve gjate dy viteve te fundit. Shume prej tyre ne krye te detyres, si pjese e firmave sipermarrese qe shfrytezonin galerite dhe nje pjese e vogel, duke siguruar te ardhurat e dites nepermjet germimeve private ne stoqe. Tragjedite ne galeri nuk kane shkaktuar vetem dhimbje dhe pakenaqesi per menyren se si trajtohet kjo shtrese, por ka lene jetime rreth 35 femije. Po ashtu edhe numri i te plagosurve rende, te cilet kane humbur deri edhe gjymtyre, eshte me i madh, nderkohe qe ne kete numer perfshihen emra grash dhe femijesh. Megjithese ne perpjekje per te larguar te keqen, gjate varrimit te minatorit Sami Doga nje vit me pare, banoret e Bulqizes vendosen t'i luten Zotit duke ndjekur nje ritual krejt te vecante, serish vdekjet ne miniera nuk kane te sosur. Per disa minuta ata lane ne arkivol nje thike te madhe, duke u lutur qe kjo te sherbente per te keputur zinxhirin e vdekjeve ne kete qytet. Masa e vetme e ndermarre ka qene bllokimi i aktivitetit ne disa prej galerive qe shfaqnin rreziqe. Por serish firma te ndryshme kane thyer kete urdher, duke joshur minatoret qe te futen ne thellesi. Keshtu ndodhi edhe dy dite me pare, kur nje grup minatoresh hyri ne galeri per te nxjerre krom. Shembja zuri brenda dy minatoret Astrit Kuka dhe Arjan Duva. Nese i pari arriti te shpetonte, ky i fundit prej dites se djeshme, i eshte shtuar numrit te madh te viktimave ne Bulqize.

Minatoret e vdekur:

Avni Durici

Besnik Alliu

Zaim Hysa

Hysen Elezi

Medi Jani

Sami Doga

Hekuran Gjata

Njazi Alliu

Perparim Haslika

Haki Kotja

Hamit Bulqiza

Ivzi Veseli

Nevruz Gjoka

Mehmet Rama

Arjan Duva


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›