Pranga shqiptarit, sulmoi karabinierët
Arrestohet në Itali një i ri shqiptar, i cili akuzohet se sulmoi karabinierët. Ditën e djeshme u kap nga karabinierët një shqiptar 24-vjeçar, i cili dyshohet se u bëri rezistencë me dhunë forcave të rendit italiane. Ajo çka i bëri të ndërhyjnë policët e Todit, vendi ku ndodhi kjo ngjarje, ishte një lajmërim që u bë nga një vajzë e cila po udhëtonte me makinën e saj. Shqiptari, së bashku me një shokun e tij në një automjet tjetër, filluan t‘i pengonin rrugën e vajzës, e cila e trembur nga ngacmimet që ata po bënin, lajmëroi menjëherë autoritetet. Sapo erdhën, ata e ndaluan menjëherë shqiptarin, i cili u bëri rezistencë forcave policore, madje duke kundërshtuar me dhunë kundër tyre, duke i goditur e sharë. Shoku i tij arriti të shmangej nga kjo situatë, duke ikur dhe humbi çdo gjurmë të tij. Ndërsa emigranti 24-vjeçar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u bllokua dhe u arrestua nga forcat e rendit.