E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet me armë 42-vjeçari nga Berati

Gjendet i vdekur në Lushnjë një 42-vjeçar beratas. Burimet zyrtare të policisë lokale pohojnë për "Shqip" se në orën 17:30 të së shtunës është gjetur pa jetë shtetasi Gramoz Spahiu. Viktima është gjetur në hyrje të qytetit të Lushnjës, në afërsi të rrethrrotullimit së Plastmasit. Identifikimi i Spahiut është kryer pas mbërritjes së policisë në vendin e ngjarjes, e cila ishte njoftuar nga drejtuesit e rastësishëm të mjeteve. Dyshohet se 42-vjeçari është vetëvrarë, pasi pranë trupit të tij të pajetë është gjetur edhe një armë zjarri, pistoletë e tipit TT.

Mësohet se 42-vjeçari me banim në Berat ishte nisur për në Lushnjë mesditën e së shtunës. Disa momente para vdekjes ai ka konsumuar dy birra në një lokal pranë vendit ku dhe u gjet i pajetë.

Ma.Tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›