E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga studentit me 50 gramë drogë

Tiranë

Një student në universitetin privat, “New York Tirana”, është kapur me drogë, duke u shpërndarë shokëve të tij. Arrestimi i Ilidion Dushos, 20 vjeç, është bërë në orët e mbrëmjes së të martës, kur me vete i është kapur një sasi prej 50 gramësh kanabis. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se skuadra antidrogë e ka kryer këtë operacion në kuadër të masave të marra për parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike te nxënësit dhe studentët. Nga të dhënat mësohet se ishte marrë informacion që tek universiteti privat i lartpërmendur shpërndahej lëndë narkotike e llojit kanabis, ashtu siç shpërndahet më së shumti tek adoleshentët dhe studentët. Menjëherë është organizuar puna dhe është identifikuar 20-vjeçari nga Saranda, i cili jetonte në Tiranë në shtëpi me qira. Policia e ka kapur në një moment kur ai po shkonte të shiste drogë dhe është ndaluar në rrugë. Gjatë kontrollit i kanë gjetur tri qese me kanabis dhe është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Aty ka pretenduar se ishte përdorues, por ky justifikim nuk ka pasur sukses dhe është arrestuar për veprën penale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›