E Diel, 1 Nëntor 2026

Var veten në litar bariu 41 vjeç

Dropull Depresioni

Një bari nga Kuçova, i cili jetonte prej tre vjetësh në fshatin Grapsh të Dropullit të Poshtëm, është gjetur dje i varur nga bashkëshortja. Lajmi konfirmohet zyrtarisht nga zëdhënësi i Policisë së Gjirokastrës, Gentian Mullai, i cili tha se 41-vjeçari Arben Demaj nga Kuçova dhe me banim të përkohshëm në Grapsh të rrethit Gjirokastër është vetëvarur në kasollen e bagëtive që ndodhet para shtëpisë të marrë me qira dhe ku banonte prej 3 vitesh. Sipas zëdhënësit, grupi hetimor pas këqyrjes së kufomës nuk ka konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës. Nga deklarimet e marra prej bashkëshortes së tij dhe e banorëve të këtij fshati, ka rezultuar se kohët e fundit Demaj konsumonte pije alkoolike në sasi të mëdha dhe vuante nga depresioni.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›