Dëshmitaret fshehin diçka
Në mënyrë jozyrtare mësohet se objekt i hetimeve mund të jenë tashmë edhe të pesë vajzat e rritura që kanë qenë në mal së bashku me vajzën e vogël. “Po përpiqemi të mësojmë se me kë ishin të shoqëruara vajzat e rritura, nëse ishin në mal me të dashurit e tyre, jo si ndërhyrje në punët e tyre personale, por sepse mund të fshehin ndonjë të dhënë që mund të hedhë dritë për humbjen e vajzës”, tha një burim që nuk donte të identifikohej, edhe për faktin se ende për ngjarjen nuk është ndaluar asnjë person. Hetuesit që po merren me këtë çështje nuk kanë krijuar ende bindje se dëshmitë e dhëna nga vajzat pasqyrojnë krejtësisht të vërtetën, por nuk mund të thonë ende nëse ato detaje që këto vajza fshehin kanë lidhje me fatin e vogëlushes. Një oficer policie tha se vajzat e rritura mundet që thjesht të mos kenë qenë të vëmendshme ndaj të voglës, pasi janë marrë me punët e tyre dhe ndoshta pikërisht këtë duan të fshehin.
#