Pranga të dënuarit për trafik fëmijësh
Elbasan-Policia ka arrestuar një 39-vjeçar, të dënuar për veprën penale të trafikimit të fëmijëve. Sipas burimeve të policisë mësohet se Alfier Caka, me banim në lagjen “28 nëntori” pasi me vendim të Gjykatës së rrethit Gjyqësor të Beratit, ai ishte dënuar me 15 vjet burg për veprën penale të trafikimit të fëmijëve.
“39-vjeçari ka trafikuar për qëllime përfitimi të mitur në shtetet fqinjë dhe është denoncuar nga familjarët dhe të afërmit e tyre”- thanë burimet e policisë.
Masa e dënimit është dhënë në vitin 2004 në qytetin e Beratit ku ai kishte mundur të mashtronte mjaft fatkeqë. Për këtë vepër penale ka qenë i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit, një vit më pas, ndërkohë që gjatë këtyre viteve ai ka qenë në Itali.