Pranga të riut, u denoncua për marrëdhënie seksuale me dhunë
DURRËS - Një i ri është vënë në pranga pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Denoncimi është bërë në polici nga një vajzë 17-vjeçare. Burimet zyrtare nga Policia e Durrësit thanë gjatë ditës së djeshme se, është vënë në pranga një 19-vjeçar pasi është akuzuar nga një vajzë për marrëdhënie seksuale me dhunë. Sipas policisë, pak ditë më parë në orën 13:00, është bërë arrestimi i shtetasit Altin Beshiri, 18 vjeç, lindur e banues në fshatin Kullë, Durrës, me arsim 8 klasë. Burime zyrtare nga unifirmat blu të qytetit bregdetar thanë se, vënia në pranga e tij është bërë pasi në datën 11 korrik 2010, rreth orës 23:00, dyshohet se në fshatin Radë, Durrës, në automjetin e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 17-vjeçare, banore e një fshati të rrethit Durrës. Në denoncimin e bërë, vajza adoleshente ka thënë se, kishte dalë me të riun për kafe por gjatë rrugës për në kthim ai ka devijuar dhe ka shkuar në fshatin Radë, duke kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e vajzës. Kur ajo është kthyer në banesë ka vendosur që të denoncojë të riun. Pak ditë pas denoncimit, policia ka mundur ta gjejë dhe ta vëjë në pranga të akuzuarin, Altin Beshiri. Pas denonicimit dhe arrestimit të 18-vjeçarit, dosja me me materialet proceduriale për veprën penale të “marrëdhenieve seksuale me dhunë me të mitur”, i ka kaluar për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.
20 Korrik 2010