E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne gjendje te rende nje polic dhe nje demonstrues

Tri dite pas demonstrates se 21 janarit ne kryeqytet nje efektiv policie dhe nje demonstrues ndodhen ne gjendje te rende shendetesore ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Sipas te dhenave te mjekeve te ketij spitali gjate dites se djeshme eshte mesuar se Aleks Nika nga Lezha rreth 20 vjec po kalon ne gjendje kome per shkak se ka marre nje plumb ne koke.

Po keshtu ne Spitalin Ushtarak ndodhet edhe nje efektiv i Policise se Shtetit i plagosur edhe ai ne gjendje te rende. Haki Dauti ndodhej ne rreshtin e pare te kordonit te forcave te policise para Kryeministrise ne momentin qe ka marre goditje te renda ne koke dhe ne kembe me mjete te forta duke pesuar hematome ne tru. Nderkohe ne mjediset e Spitalit Ushtarak ne kryeqytet ndodhen shtate persona. Sipas shefit te urgjences Sotir Ceka behet e ditur se aktualisht jane shtate dy prej te cileve te shtruar ne reanimacion ne gjendje te rende dhe pese te tjere qe jane jashte rrezikut per jeten.

Ceka ka pohuar se te plagosurit do te trajtohen edhe disa dite brenda spitalit. Sipas tij per dy te semuret qe jane ne reanimacion protestuesi nga Lezha vazhdon te jete ne gjendje te rende eshte ne mjekim intensiv ndersa polici ka dale nga gjendja e rrezikshme dhe eshte ne permiresim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›