Te afermit e demonstruesve kerkojne lirimin e tyre
Te afermit e personave te arrestuar nga Policia e Shtetit gjate dhe pas demonstrates se 21 janarit ne Tirane kane kerkuar lirimin e tyre nga paraburgimi. Gjate nje dite me pare te shoqeruar edhe nga perfaqesuesja e opozites Lindita Nikolla te afermit e te arrestuarve protestuan para Drejtorise se Policise se Tiranes duke bere thirrje qe policia te liroje demonstruesit e arrestuar si dhe te arrestoje vrasesit e vertete te 3 viktimave te demonstrates.
Ne jemi sot ketu sepse duam te besojme se ne kete institucion ka drejtesi dhe se ata duhet te arrestojne njerezit qe vrasin dhe jo bijte tane - tha Lindita Nikolla. Perfaqesuesja e opozites eshte shprehur gjithashtu se demonstruesit nuk jane kriminele pasi ata dolen ne demonstrate ne emer te lirise dhe te mires se perbashket. Shqiperia ishte ne zi sepse tre burra u vrane tre qytetare u vrane nga dora gjakatare qindra mbahen te arrestuar ne komisariate. Ne sot jemi ketu pasi naten endemi dyerve te komisariateve per te marre informacion per djemte tane. Ata sjane kriminele - deklaroi Lindita Nikolla.