E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregton mallra kontrabandë, arrestohet 33-vjeçari

Autori i Lajmit: red.
Një 33-vjeçar nga Korça është vënë në pranga, pasi tregtonte mallra kontrabandë. Sektori i antikrimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë Korçë, ka vendosur arrestimin e një 33-vjeçari me kombësi maqedonase me akuzën se ka transportuar mallra kontrabandë. Burime nga Policia e Korçës bëjnë të ditur se është vendosur arrestimi i shtetasit Niko Stojani, lindur në fshatin Liqenas dhe banues në Ohër të Maqedonisë. Sipas të njëjtave burime, mësohet se gjatë kontrollit të mjetit tip "Mitsubishi" me targë CA 3665 MC, pronë e 33-vjeçarit Stojani, u gjeten 970 bluza, 460 palë bizhame si dhe 60 palë pantallona, të cilat dyshohet se janë futur kontrabandë nga Maqedonia nëpërmjet doganës së Gorricës.

Ky lajm është publikuar: 27/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›