Apeli marrëveshje bashkëpunimi me USAID
Autori i Lajmit: red.
U nënëshkrua dje në Gjykatën e Apelit në Tiranë një memorandum bashkëpunimi mes kësaj gjykate dhe USAID. Sipas administratores së Përgjithshme të USAID, Henrieta Fore, ky memorandum 3-vjeçar synon të ndihmojë Gjykaten e Apelit të Tiranës dhe gjithë sistemin e drejtësisë në Shqipëri për rritjen e besueshmërisë në publik. Në prononcimin e saj, pas nënshkrimit të marrëveshjes, Fore u shpreh se “besimi i publikut në sistemin e drejtësisë është i domosdoshëm në funksionimin e shtetit ligjor”. Ceremoninë e përshendeti edhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, i cili, midis të tjerave, u shpreh se “çdo gjyqtar duhet ta shohë veten në funksion të publikut, me transparencë ”. Të pranishëm në ceremoni ishte edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Xhon L. Uidhers, nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, kryetari i Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi.
Ky lajm është publikuar: 20/05/2008