Pranga trafikantit të klandestinëve në Fier
Policia e Komisariatit të Ballshit ka vënë në pranga mbrëmjen
e së premtes Besmir Hoxhën, me akuzën e "dhënies ndihmë
për kalim të paligjshëm të kufirit". Mësohet se 23-vjeçari
banues në Berat, u ka premtuar 3 personave se do t‘i kalonte për në
shtetin fqinj, Greqi. Ai merrte shumën e 700-800 eurove, ndërkohë
që sipas burimeve janë nën hetimi edhe disa persona të tjerë me
banim në Fier, Berat, Patos dhe Ballsh. Burime nga policia bëjnë të
ditur se i riu grumbullonte grupe klandestinësh nga Fieri dhe
Ballshi, i kalonte për në Greqi nga pika kufitare e Qafë-Botës. Arrestimi
është bërë rreth orës 22.30, në një autobus të linjës Tiranë-
Sarandë. Ai kishte hipur në këtë linjë autobusi pasditen e së
premtes, ndërkohë që kishte orientuar dhe klandestinët që të
ndiqnin të njëjtën linjë. Uniformat blu të Policisë Ballsh ishin sinjalizuar
më parë për itinerarin e beratasit dhe kishin mundur të
infiltronin një agjent policie në grupin e klandestinëve. Sapo autobusi
është nisur për në drejtim të Ballshit, i infiltruari ka njoftuar
policinë. Uniformat blu të Ballshit, nën drejtimin e shefit të komisariatit
Viktor Agaj, kanë ndaluar autobusin në vendin e quajtur Qafa
e Kashit, përgjatë rrugës Ballsh-Tepelenë, vetëm 2 kilometra larg
nga qendra mallakastriote. Pasi kanë ushtruar kontroll te
pasagjerët, policia me pretekstin e kontrollit të dokumenteve ka
shoqëruar për në komisariat 4 persona: Fatjon Sanin, Ervis Hysin,
Artion Hoxhën dhe Besmir Hoxhën. Të ndaluarit u mbajtën në qeli
të veçanta dhe u morën në pyetje. Tre shtetasit kanë pranuar se
ishin nisur për në Sarandë, për të kaluar më tej për në tokën helene.
Ata kanë pranuar se i kanë dhënë 23-vjeçarit Hoxha shumën nga
700 dhe 800 euro. "Pazari" kishte përfunduar që në Fier dhe Besimi
mbante kontakte me ta që prej disa ditësh. Pas dëshmive të
para, policia ka kontrolluar tri aparatet celularë që dispononte
Hoxha, që kishin karta shqiptare dhe greke. Në telefonatat e tij,
policia gjeti prova të pakundërshtueshme dhe menjëherë vendosi
masën e arrestit për 23-vjeçarin nën akuzën e "dhënies ndihmë
për kalim të paligjshëm të kufirit". Ai ka pranuar gjithçka dhe me
dëshminë e tij ka zbardhur gjithë itinerarin që ndiqte preh gati 2
vitesh, për të kaluar klandestinët.