Pranga, vodhi makinën luksoze të prokurorit
Vodhi rreth katër javë më
parë makinën e Prokurorisë
së Vlorës dhe vetëm sot
autori i vjedhjes është vënë në
pranga. Hetimet kanë mundur të
bien në gjurmët e autorit, i cili sipas
policisë është Ksandros Kapllani,
24 vjeç me banim në lagjen
"15 Tetori" të qytetit të Vlorës.
Vjedhja e makinës së prokurorisë
është bërë në datën 21 prill të këtij
vitit. Mjeti tip "Benz" 2500 me targa
VL 2160 B ndodhej para
prokurorisë kur është marrë.
Alarmi i dhënë për vjedhjen e
mjetit, ka bërë që autori të mund
ta transportonte atë deri në zonën
e Bestrovës, në afërsi të ullinjve
dhe pastaj e ka braktisur atë. Sipas
burimeve, shkak për gjetjen e autorësisë
ka qenë shqyrtimi i gjurmëve
të gjetura mbi timon. Autori
i identifikuar, Kapllani, nuk ka
qenë emër i panjohur për blutë e
Vlorës, të cilët kanë bërë arrestimin
e tij me akuzën e
vjedhjes. Ai është dërguar në
dhomat e paraburgimit në pritje
të masës së arrestit dhe gjykimit
për veprën e kryer. Sipas të
dhënave kjo nuk është hera e parë
që mjete të prokurorisë dhe
gjykatës të vihen në objektivin e
vjedhjeve që kanë ndodhur gjatë
viteve në qytetin e Vlorës.
parë makinën e Prokurorisë
së Vlorës dhe vetëm sot
autori i vjedhjes është vënë në
pranga. Hetimet kanë mundur të
bien në gjurmët e autorit, i cili sipas
policisë është Ksandros Kapllani,
24 vjeç me banim në lagjen
"15 Tetori" të qytetit të Vlorës.
Vjedhja e makinës së prokurorisë
është bërë në datën 21 prill të këtij
vitit. Mjeti tip "Benz" 2500 me targa
VL 2160 B ndodhej para
prokurorisë kur është marrë.
Alarmi i dhënë për vjedhjen e
mjetit, ka bërë që autori të mund
ta transportonte atë deri në zonën
e Bestrovës, në afërsi të ullinjve
dhe pastaj e ka braktisur atë. Sipas
burimeve, shkak për gjetjen e autorësisë
ka qenë shqyrtimi i gjurmëve
të gjetura mbi timon. Autori
i identifikuar, Kapllani, nuk ka
qenë emër i panjohur për blutë e
Vlorës, të cilët kanë bërë arrestimin
e tij me akuzën e
vjedhjes. Ai është dërguar në
dhomat e paraburgimit në pritje
të masës së arrestit dhe gjykimit
për veprën e kryer. Sipas të
dhënave kjo nuk është hera e parë
që mjete të prokurorisë dhe
gjykatës të vihen në objektivin e
vjedhjeve që kanë ndodhur gjatë
viteve në qytetin e Vlorës.