E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 21-vjeçarit në punë, procedohen ndërtuesit e firmës

Organi i akuzës durrsake ka nisur
hetimet për drejtuesit e
një firme ndërtimi në Durrës.
Vdekja në punë e sipër e një 21-
vjeçari, ka bërë që ndaj administratorit
të firmës së ndërtimit "EHAD", Silvan
Deda, dhe drejtuesit teknik të
saj, Adriatik Hasa, të nisin hetimet për
veprën penale të shkeljes së rregullave
të sigurimit në punë. Deda dhe
Hasa, përkatësisht 33 dhe 32 vjeç, u
shoqëruan nga policia pak pasi Sajmir
Benja gjeti vdekjen pasi ra nga katet e
sipërme të pallatit në ndërtim të kësaj
firme. Ata u morën në pyetje për rrethanat
dhe masat teknike që ka ndërmarrë
firma dhe prokuroria vendosi t‘i
hetojë ata në gjendje të lirë deri në
sqarimin e plotë të rrethanave dhe
dëgjimin e ekspertëve të ndërtimit.
Benja, 21 vjeç, lindur në Tepelenë dhe
banues në ish-Kënetë gjeti vdekjen
rreth orës 9.40 të së premtes, ndërsa
ishte duke punuar në zonën bregdetare
të Shkëmbit të Kavajës. Ngjarja
ndodhi në afërsi të restorant "Benilva"
dhe i riu duke punuar, nga pakujdesia
është rrëzuar nga lartësia, dhe
më pas ka ndërruar jetë si pasojë e
dëmtimeve të shumta. I riu ka vdekur
rrugës për në spitalin rajonal të Durrësit
dhe ndonëse transportimi ka
qenë i menjëhershëm, nuk ka mundur
të mbijetojë. Kohët e fundit, është
shtuar numri i rasteve të aksidenteve
në sektorin e ndërtimit. Një javë
më parë një tjetër punonjës ndërtimi
gjeti vdekjen në plazhin e Durrësit
pas rënies nga lartësia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›