Prangosen grabitësit, që ishin kthyer "tmerr" i "21 Dhjetorit"
Ishin kthyer tmerr në kryeqytet. Grabisnin me armë çifte të ndryshme, sidomos ata me lidhje jashtëmartesore. I studionin, pastaj përgatisnin planin dhe godisnin. Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi u janë dokumentuar tri grabitje me armë. Por, jo vetëm kaq, edhe 12 të tjera dyshohet se i kanë kryer gjatë disa muajve, ndërkohë që policia ka zbardhur gjithë mekanizmin. Madje, atyre u është "lejuar" të kryejnë edhe një grabitje nën vëzhgimin e uniformave blu, me qëllim identifikimin e gjithë të implikuarve.
Falë një pune intensive, specialistët e seksionit kundër vjedhjeve me dhunë armë dhe të shkatërrimit të pronës, në kuadër të operacionit të koduar "Fenix 2", realizuan kapjen e tre shtetasve të dyshuar për vjedhjen me armë të disa shtetasve. Sipas policisë, në sajë të informacioneve operative, u arrit kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i tre personave. "Në pranga përfunduan Bashkim Jashar Begani, 27 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, i cili është kapur duke u larguar nga banesa, për t‘i shpëtuar ndjekjes së policisë, Ervin Kujtim Xheladini, 20 vjeç, i cili u kap në banesën e tij, në rrugën "Vangjel Noti" dhe 15-vjeçari Sh. G., që u kap në afërsi të Bregut të Lumit në Tiranë", deklaroi policia e kryeqytetit.
Sipas të dhënave zyrtare, këta persona dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur nën kërcënimin dhe përdorimin e armës disa persona. Një nga ngjarjet, për të cilën akuzohen të rinjtë ka ndodhur më 4 prill. Ata dyshohen se kanë realizuar vjedhjen me armë të një çifti në Fushën e Aviacionit, duke i marrë një sasi parash dhe sende personale. Bëhet fjalë për denoncimin e bërë nga Dorian Z., i cili është punonjës sigurie në Rinas dhe ka qenë duke kaluar me të fejuarën e tij, kur i kanë dalë maskat, duke u marrë paratë dhe celularët. Vetëm dy ditë më parë, ata rikthehen sërish duke kryer një tjetër grabitje në të njëjtin vend. Një tjetër çift ka rënë pre e tyre, por fatmirësisht pa viktima. Ndërsa më datë 7 prill, dyshohet se pranë qendrës tregtare "Univers", kanë kryer vjedhjen nën përdorimin e armës të dy personave, të cilëve u kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash dhe sende personale. Ndërkohë, nga kontrollet e ushtruara janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: dy automatikë, dy maska, me të cilën dyshohet se kanë realizuar vjedhjet e mësipërme dhe disa celularë të vjedhur te shtetas të ndryshëm.
Megjithatë, policia, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për të denoncuar raste të tjera grabitjesh nga këta persona, deklaroi se ata dyshohen edhe për rreth 12 grabitje të tjera, të kryera shumë muaj më parë. Sipas policisë, pas grabitjes më datë 4 prill, zona, ku bëheshin goditjet e këtij grupi u mbajt nën vëzhgim. Por, dy ditë më vonë, ata bënë një tjetër goditje. Në këtë rast, policia mundi të zbulojë një nga autorët, teksa ishte duke fshehur armën në një grumbull ferrash në fund të Fushës së Aviacionit. Por, nuk ndërhyri duke e lënë të lirë. Më pas, policia mori armën dhe e dërgoi për zbulimin e gjurmëve. Ndërsa një ditë më vonë, ata kryen grabitjen e tretë. Aty policia mundi t‘i zbulojë, sidomos kur shkuan të fshehin armën tjetër, që e futën në një bunker. Në këtë rast, policia i ka identifikuar të tre grabitësit dhe ka ndërhyrë për arrestimin e tyre.
Megjithatë, grupi hetimor shpjegoi se prej kohësh, këta persona ishin kthyer në një shqetësim serioz për komunitetin. Sidomos pas daljes së informacionit se disa grabitës vepronin në zonën e Fushës së Aviacionit, shumë banorë kishin frikë të lëviznin natën. Megjithatë, policia ka mundur t‘ua heqë këtë tmerr, duke i prangosur. Sipas policisë, ata dyshohet se kanë grabitur më parë edhe persona, që kishin lidhje jashtëmartesore. Shumë persona dyshohet se kanë rënë viktima të këtyre grabitësve, por kanë preferuar të mos denoncojnë për shkaqe të ndryshme. Tashmë, policia tha se po punon për dokumentimin e plotë të krimeve të këtyre personave.