"ProCredit", rrit numrin e degëve
Me qëllimin për të qenë sa më pranë klientëve dhe për të plotësuar sa më mirë nevojat e tyre në muajt e fundit "ProCredit Bank" ka hapur katër njësi të reja biznesi, nga të cilat tri në kryeqytet (pranë Komunës së Parisit, pranë Liceut Artistik "Jordan Misja" dhe në Sauk) dhe një në Koplik. Deri më 31 maj 2009, klientët e këtyre degëve mund të përfitojnë nga ofertat e fundit, të cilat lidhen me shërbimin E-banking me gjysmë komisioni, me depozitat për 5% më shumë interes, me kreditë për të marrë kartë debiti, si dhe të tjera tarifa të reduktuara. "ProCredit Bank" është e pranishme me 38 degë dhe agjenci, ku ofron një linjë të plotë me shërbime bankare dhe produkte kredie për të gjithë. Banka gjermane e ushtron aktivitetin në 22 shtete.