TEC-i i ENEL, qeveria në dilemë për ndotjen
Projekti 2 miliardë euro për ndërtimin e TEC-it me qymyr në zonën e Durrësit vazhdon të mbetet peng i studimeve mbi efektet në mjedis. Shoqëria civile në Durrës, shoqata të ndryshme, e deri në ekspertë të huaj, kanë dalë kundër projektit, pasi ndot ambientin në një zonë bregdetare, duke u nisur nga djegia e qymyrit për të prodhuar energji elektrike. Gazeta "Shqip" ka marrë qëndrimet zyrtare të Ministrisë së Mjedisit dhe ambientit, Ministrisë së Energjetikës dhe Kompanisë ENEL. Italianët janë të bindur, duke paraqitur dokumente dhe vlerësime, se energjia elektrike do të jetë e pastër në masën e 98 për qind. Pajisjet që do të përdorin janë të linjës së fundit. Për ministrinë e Rulit, kontrata duhet të ishte firmosur me kohë. Në fillim ENEL-it iu dha linja nënujore 500 megavat, e cila do t‘i shërbejë termocentralit me kapacitet 800 megavat. "Kontrata është në mbyllje e sipër. Shumë shpejt do të firmoset. Kanë mbetur disa detaje që do të marrin zgjedhje", shprehet zyrtarisht Ministria e Energjetikës. Dikasteri që ka në dorë "çelësat" e TEC-it është ministria e Xhuvelit. Presioni i vazhdueshëm nga qyteti i Durrësit dhe shoqata "Ekolëvizja", e cila kishte gjetur 25 shkelje të projektit, ka vendosur në dilemë të madhe Ministrinë e Mjedisit. "Nuk e kemi firmosur ende marrëveshjen. Po e shohim me mjaft kujdes dhe përgjegjësi të madhe. Do të marrin në konsideratë të gjitha vërejtjet e shoqërisë civile, si dhe të dokumentacionit të paraqitur nga ENEL", tha një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit.
Pas studimit të paraqitur nga "Ekolëvizja", kompania italiane ENEL ka reaguar duke i cilësuar të pabaza qëndrimet se, "mungon një menaxhim mjedisor dhe një plan monitorimi i VNM-së (Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis) për Porto Romano. Sipas ENEL, "VNM-ja analizon parimet e çështjeve ndërsa, në përputhje me legjislacionin e BE-së, menaxhimi mjedisor dhe planet operative të monitorimit duhet të jenë të dakorduara me autoritetet vendore përgjegjëse, vetëm pas publikimit të dekretit të VNM-së". Në lidhje me këtë çështje, ENEL ka filluar diskutimet me autoritetet vendore. "Institucionet Rajonale të Durrësit mund të kenë një rol primar në koordinimin e monitorimit mjedisor të termocentralit gjatë funksionimit të tij siç është zbatuar tashmë nga ENEL për investime të tjera të ngjashme", thotë kompania.