E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangosen në Tiranë, dy shpërndarës heroine

 

TIRANE - Bllokohet në kryeqytet gjysëm kilogrami heroinë, policia arreston dy persona ara se ata të shkëmbenin drogën me paratë vetëm 200 metra larg repartit të RENA-s. Policia bllokon dhe një automjet ndërsa si bashkëpunëtorë të personave të arrestuar hetohen edhe tre të dyshuar të tjerë. Endri Luan Balili, 22 vjeç, Henri Agron Shehu, 20 vjeç, të dy banues në Tiranë, në rrugën e Barrikadave, janë arrestuar nga antidroga e policisë së kryeqytetit me akuzën e mbajtjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike. Sipas policisë, të arrestuarit hetoheshin prej kohësh ndërsa janë mbajtur nën vëzhgim prej disa javësh nga agjentëve dhe oficerët e antidrogës. Pasditen e të premtes, të dyshuarit udhëtonin me një automjet të markës “Honda”, me targa TR 6960 M, të drejtuar nga Endri Shehu. Ata janë takuar në qendër të kryeqytetit, ndërsa me një automjet ngjyrë blu, ata janë ndjekur në distancë nga hetuesit teksa po drejtoheshin për në Kinostudio. Më pas ata kanë kaluar në rrugën e Dajtit dhe janë kthyer në lagjen Qesarak, pikërisht në rrugicën e repartit të efektivëve specialë të RENEA-s. Pas tyre vinin me mjete të ndryshme agjentët e policisë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka nxjerrë dorën jashtë dhe ka hedhur një pjesë të mallit në një terren betoni. Më pas të dyshuarit kanë vazhduar drejt rrugës, por nuk kanë mundur të shkojnë më tej të frikësuar nga prezenca e rrethimit të repartit të RENEA-s para tyre. Poseduesit e heroinës kanë tentuar ta hedhin pjesën e mbetur, por janë ndaluar menjëherë nga agjentët e policisë. Të dy personat janë arrestuar në flagrancë me akuzën e shitjes shpërndarjes dhe posedimit të lëndëve narkotike dhe janë shoqëruar në ambientet e drejtorisë së Tiranës. Policia ka shoqëruar edhe persona të tjerë të dyshuar për lidhje me të arrestuarit por më pas janë lënë të lirë. d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›