E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thellohet hendeku mes eksporteve dhe importeve

 

Ekonomia vendase vazhdon të jetë e orientuar drejt mallrave të importit. Sipas të dhënave më të fundit nga administrata doganore gjatë periudhës janar-tetor volumi i importit vlerësohet në 366.486 milionë lekë nga 316.496 milionë lekë të realizuara gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar me një rritje prej 49.990 milionë lekë, ose 16% më shumë. Ndërsa për sa i përket eksporteve edhe ato kanë pësuar rritje, por që krahasuar me importet volumi i tyre është ende i vogël. Gjatë periudhës janar-tetor 2008 është realizuar një rritje prej 19% të volumit në total të eksporteve shqiptare e shprehur në vlerë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa eksportet me origjinë shqiptare (Made in Albania) kanë një rritje prej 43% të shprehur në vlerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›