Fushë-Krujë, ikin të dënuarit e revoltës
TIRANE - Të dënuarit e sigurisë së lartë në burgun e Fushë-Krujës, të cilët u përfshinë në revoltën e fillimit të tetorit, janë transferuar nëpër burgje të tjera. Lajmin e pohojnë burime pranë të dënuarve të sigurisë së lartë, sipas të cilëve menjëherë pas ndërhyrjes së policisë dhe qetësimit të situatës duke përdorur forma dhune, nisi transferimi i të burgosurve nëpër institucione të tjera të vuajtjes së dënimit. Sipas të dënuarve një numër i madh, i atyre që u përfshinë në protesta u dërguan sërish në qelitë e Burgut të Burrelit, çka përbën shkelje ligjore pasi Avokati i Popullit në një rekomandim të pak muajve më parë është shprehur për mbylljen e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, për shkak se ndodhet jashtë të gjitha standardeve.