E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria debon ambasadoret e huaj

Qeveria siriane ka shpallur persona non grata 17 ambasadore te vendeve perendimore , mes tyre dhe diplomatet e htetetve te Bashkuara , Britanise se Madhe , Frances dhe Turqise . Masat erdhen pasi vendet perendimore bene te njejten gje me diplomatet siriane 
Siria ka shpallur “non grata” disa nga ambasadorët e shteteve perëndimore një  javë pasi qeveritë në mbarë botën dëbuan diplomatët sirian. Të dërguarit e SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Turqia ishin në mesin e 17 diplomatëve të caktuara sit e pa deshirueshem. Presidenti Bashar al-Assad akuzoi "ndërhyrjen e huaj" për ndarjen e Sirisë në një fjalim të dielën.
Masa erdhi pasi aktivistët thanë se të paktën shtatë persona  kanë humbur jetën gjatë ditës së sotme. Katër civilë u vranë gjatë natës në një "operacion të madh ushtarak" në provincën veriore të Idlib dhe tre të tjerë në Homs. 
Të hënën, ministri i Jashtëm francez Lorent Fabius tha se shumë abuzime janë bërë nga regjimi në Siri dhe se nuk mund të ketë zgjidhje afatgjatë nëse Asad vazhdon të qëndrojë në pushtet. Por Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun nënvizoi se plani i Kofi Anan mbetet thelbi i zgjidhjes së krizës në Siri.  Rusia dhe Kina kundërshtojnë ndërhyrjen ushtarake në Siri. Disa vëzhgues thonë se bashkësia ndërkombëtare nuk ka një plan B, nëse plani gjashtëpikësh dështon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›