E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangoset ish-drejtori i KESH-it të Elbasanit, kërkohej për abuzime



POGRADEC – Ish-drejtori i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) në Qarkun e Elbasanit është arrestuar nga policia mbrëmë në qytetin e Pogradecit. Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut bëjnë të ditur se Tupe, me banim në qytetin e Elbasanit, ishte shpallur person në kërkim para disa ditësh. Ai ishte vënë nën akuzë për shpërdorim të detyrës dhe abuzimit me tenderat përmes pabarazisë në pjesëmarrje të kompanive të interesit. Para 10 ditësh është organizuar një operacion policor, i koduar me emrin “Indikatori”, ku u ndaluan disa drejtues të KESH-it në Elbasan, të akuzuar për shpërdorim detyre, ndërsa Tupe ishte shpallur në kërkim. Sipas burimeve zyrtare, njëri nga të dyshuarit është Shpёtim Lamçe, 35 vjeç. Ai akuzohet pёr abuzime me tenderët nё KESH gjatë viteve 2004, 2005 dhe 2006. Sipas policisё, Lamçe ka qenё anëtar i Komisionit tё Vlerёsimit tё Ofertave nё disa tenderë qё janё zhvilluar në Zonёn e Shpёrndarjes sё Energjisё Elbasan (ZSHE) dhe akuzohet pёr abuzime nё bashkëpunim me persona tё tjerё. Ndërkohë, Gjykata e Rrethit tё Elbasanit ka dhёnё masёn arrest shtёpie pёr 44-vjeçarin Ilir Dervishhasani, me detyrё kryeinxhinier nё ZSHE Elbasan dhe për 53-vjeçarin Qamil Memini me detyrё anëtar komisioni nё ZSHE Elbasan. Gjykata ka dhёnё edhe masёn detyrim pёr paraqitje pёr 51-vjeçaren Natasha Gjorga, me detyrë sekretare pranё ZSHE-së Elbasan dhe për 58-vjeçarin Eduart Garunja me detyrë anëtar komisioni pranë ZSHE-së Elbasan. Me arrestimin e Nikolla Tupes përfundon operacioni i zyrtarëve të kërkuar për aferat që janë bërë në ndërmarrjen e KESH-it, (Sot OSSH) gjatë viteve të fundit, për të cilët prokuroria kishte nisur hetimet që prej një viti.

25 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›