Prangoset në Angli, vrau shokun për mallin e vjedhur
Policia arreston Astrit Likën, i akuzuar për vrasjen e Gazmir Lleshit. Ai jetonte si emigrant kosovar në Angli. Interpoli bëri kapjen e tij
KURBIN - Policia e Kurbinit, në bashkëpunim me Interpolin, ka bërë të mundur arrestimin e Astrit Likës nga fshati Fushë – Mamurras i rrethit të Kurbinit. Lika ishte i shpallur në kërkim gjashtë vite më parë për veprën penale të “vrasjes me paramendim” dhe “armëmbajtje pa leje”. Dy vite më parë Gjykata e rrethit të Kurbinit e kishte dënuar atë me 25 vite burg në mungesë, dënim të cilin e kanë lënë në fuqi edhe tre shkallët e tjera të Gjyqësorit. Lika vrau me pistoletë shokun e tij pas një konflikti me të për ndarjen e plaçkës së vjedhur bashkërisht.
Arrestimi:
Burime zyrtare të Policisë së Kurbinit bëjnë të ditur se uniformat blu të këtij komisariati, nisur edhe nga telefonatat e Astrit Likës, kanë bërë të mundur edhe gjetjen e vendndodhjes së tij, ku ka rezultuar të ishte në Angli. Pas marrjes së të dhënave ekzakte mbi vendndodhjen e tij, policia e këtij rrethi ka lajmëruar menjëherë Interpolin, i cili gjithashtu është vënë në lëvizje duke bërë të mundur më pas edhe arrestimin e të riut në Angli. Të njëjtat burime saktësojnë se arrestimi i Astrit Likës është bërë pak ditë më parë, ndërsa dje i është komunikuar edhe shkaku i arrestimit të tij nga ana e policisë. Ekspertët, përmes Interpolit, kanë mbërritur në Angli për të konfirmuar edhe identitetin e tij. Të njëjtat burime saktësojnë se Lika në Angli mbante një tjetër emër dhe ishte paraqitur si nënshtetas kosovar. Sipas policisë së Kurbinit ai kishte tre vjet që kishte mbërritur nga Kosova në Angli.
Vrasja
Policia e Kurbinit bëri të ditur se gjashtë vite më përpara Astrit Lika kishte vrarë shtetasin Gazmir Lleshi nga Fushë Mamurrasi. Lika dhe Lleshi ishin konfrontuar mes tyre për disa mallra të vjedhura në bashkëpunim me njëri-tjetrin në Mamurras dhe në momentin që po ndanin mallin ata kanë nisur edhe sherrin me njëri- tjetrin. Konflikti ka degjeneruar më shumë dhe për pasojë Astrit Lika ka nxjerrë pistoletën, duke qëlluar Gazmir Lleshin dhe shkaktuar vdekjen.
29 Mars 2008