Rritet numri i fermerëve që derdhin kontribute në sigurimet shoqërore
17/12/2008 Bujku privat edhe 15 ditë afat për t’u shpëtuar kamatëvonesave
KORÇE- Tashmë për bujkun privat afati për mospagimin e kamatëvonesave për sigurimet shoqërore po zvogëlohet nga dita në ditë. Aktualisht kanë mbetur më pak se 15 ditë, sepse pas datës 30 dhjetor pagesa e kamatëvonesave do të jetë sërish në fuqi. Nëse aktualisht çdo fermeri privat për vitin 2008 i duhet të paguajë 12 mijë lekë, pa kamatëvonesë, pas datës 30 dhjetor pagesa e detyrueshme do të jetë shumë më e lartë. Falja e kamatëvonesave përfshin një hark kohor shumë të gjerë se viti 2008, madje duke filluar që nga viti 1993 dhe deri më tani. Dhe nëse kryhet kjo pagesë atëherë fermeri privat që ka tokë do të përfitojë të gjitha shërbimet që ofron skema e sigurimeve shoqërore njësoj siç u shërbehet banorëve të qytetit, ku këta të fundit paguajnë shumë më tepër nga pagesa që u kërkohet fermerëve. Veç kësaj detyrimi për sigurimet shoqërore parashikon që çdo bujk privat duhet të fillojë të kontribuojë për sigurimet e tij shoqërore që nga mosha 16 vjeç, çka do të thotë, se falja e kamatëvonesave u vjen në ndihmë edhe moshave më të reja. Për këtë arsye, Drejtoria rajonale e Sigurimeve Shoqërore për qarkun e Korçës u kujton edhe një herë banorëve të fshatit të mos humbasin këtë shans që u jepet, pasi përfitimi nga pagesa e kryer do të jetë shumë më e lartë, kundrejt shërbimeve që u ofrohen. Gjithsesi, sipas të njëjtave burime, konfirmohet fakti se gjatë dy muajve të fundit nëntor –dhjetor numri i fermerëve që dëshirojnë të kontribuojnë për sigurimet shoqërore ka ardhur çdo ditë edhe më shumë duke u rritur. Madje mund të thuhet se fluksi i evidentuar deri më dje ka qenë i papërballueshëm. Mësohet gjithashtu se këta të fundit u janë drejtuar pikave të postës shqiptare për kryerjen e pagesave, kur siç dihet në fundvit edhe posta kryen një volum mjaft të madh pune, ku veç pagesave për kontributet i shërben edhe biznesit në të gjithë shërbimet që ka nevojë ai, madje edhe kategorive të tjera shoqërore. Për të mos qëndruar në radhë dhe në pritje të tejzgjatura, Drejtoria rajonale e Sigurimeve Shoqërore u kujton fermerëve se kjo lloj pagese (kontributet) mund të derdhen edhe pranë çdo agjencie të sigurimeve shoqërore, të cilat gjenden të shpërndara në çdo rreth të këtij qarku. Aktualisht fermerët po paguajnë jo vetëm për vitin 2008, por edhe për periudha kohore të caktuara të prapambetura. Gjithsesi numri i kontribuesve të rinj deri më sot ka shkuar deri në 700, ndërsa pritet që të jetë shumë më i lartë.