Prangoset një 17 vjeçar për falsifikim dokumentesh
Prangoset nje 17 vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga gjykata Gjirokastër për falsifikim dokumentesh. Seksioni i Kërkimit ka arrestuar shtetasin F.SH 17 vjeç i cili në muajin qershor është dënuar me 7 muaj heqje lirie për falsifikimin e dokumenteve zyrtare. Pasi është kapur nga forcat blu i kthyer nga emigrimi 17 vjeçari do ti përcillet Drejtorisë së Policisë Qarku Gjirokastër.