Nafta bie në 113 dollarë për fuçi
Çmimi i naftës ka rënë në nivelin më të ulët të tre muajve e ndikuar nga dollari i fortë dhe rënia e kërkesës nga Kina.
Nafta bruto u tregtua për një çmim prej 113 dollarë për barrel rreth 1.45 dollarë më pak se ditën e djeshme.
Një raport nga Kina se importet e naftës kanë rënë me 7% krahasuar me vitin e kaluar ka bërë që ekonomistët të mendojnë se rënia ekonomike e cila ka zënë SHBA-në dhe Europën do të përhapet në Azi duke ndikuar në rënien e çmimit të naftës.
Dollari i fortë po ndikon në rënien e çmimeve. Euro ka rënë dje deri në nivelin 1.4894 dollarë, ndërkohë që dollari ka ruajtur nivelin 110 yen.
Dollari i dobët ndikoi nërritjen e çmimeve të naftës në nivele rekord në fillim të këtij viti. Mallrat të cilat tregtohen në dollarë pësuan rritje për ti bërë ballë inflacionit i cili u rrit me ritme të shpejta.
Çmimet e naftës kanë rënë edhe pas konfliktit midis Rusisë dhe Gjeorgjisë për provincën e Ossetias jugore, gjë që mund të ulë ofertën në rajon.
Forcat ruse kanë dërguar përforcime ushtarake në Gjeorgji ditën e martë, në bazën ushtarake.
Sulmet masive të Rusisë kanë marrë shumë kritika nga Perëndimi, por ajo i ka injoruar thirrjet për armëpushim dhe i ka quajtur aksionet luftarake të nevojshme për mbrojtjen e qytetarëve të saj.
Provinca e Ossetias është ndarë nga kontrolli i Gjeorgjisë në vitin 1992. Shumica e trupave gjeorgjiane janë trajnuar nga ushtarë amerikane, dhe kanë filluar luftën për kontrollin e provincës që javën e kaluar, duke hedhur raketa dhe gjuajtur me artiljeri të rënda mbi kryeqytetin Tskhinvali.
Gjeorgjia thotë se të gjitha këto ishin kundërsulme ndaj separatistëve.