E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me armë zjarri një 20-vjeçare

Gramsh - Një krim i rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Gramshit. Një 20-vjeçare është qëlluar me armë zjarri, automatik kallashnikov në banesën e saj. Greta Sulxhaferri ka ngelur e vdekur në vend ndërkohë që policia pas disa minutash ka vënë në pranga autorin e ngjarjes. Mësohet se vrasësi ishte kushëri me viktimën dhe ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi të shëmtuar. Ilirian Koçi, 27 vjeç është prangosur dhe policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›