Prangoset per korrupsion shefi i Onkologjikut

Arrestohet nen akuzen e korrupsionit mjeku Agim Karaj, shef klinike ne spitalin Onkologjik ne Tirane.
Ai u prangos nga Task-Force, gjate operacionit te koduar "Plaga e Hapur”. Doktorit te njohur i jane kapur edhe nje shume parash, te cilat ia kishte marre nje pacienti per t‘i
bere nje operacion.
Burimet nga grupi hetimor bene te ditur se operacioni per kapjen e shefit te klinikes ne Spitalin Onkologjik ka nisur dy muaj me pare, pas nje denoncimi nga nje qytetar, te cilit i kishte kerkuar 45 mije leke per nje operacion.
Taks Force ekzekutoi vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, per caktimin e mases se sigurimit personal "Arrest ne Burg" per shtetasin Karaj.
Ai akuzohet se kerkonte dhe perfitonte ryshfete nga te aferm te pacienteve ne shumen prej 45 mije lekesh, ne kembim te kryerjes se operacioneve kirurgjikale.