Sejdiu ne Tirane, Topi: Ska ndarje te Kosoves

Por ata kerkuan qe ne te njejtin nivel te ngrihen edhe marredheniet ekonomike mes dy vendeve. Presidentit Topi tha se kjo vizite vjen ne nje moment te arte per te dy vendet tona.
Per kete luajne dy faktore: pavaresia e Kosoves dhe perspektiva integruese per krejt rajonin. Pikerisht per meritat e vecanta ne pavaresimin e Kosoves dhe ne ndertimin e nje shteti te ri demokratik, presidenti Sejdiu u dekorua nga homologu Topi me udherin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.
Ne takimet fillimisht koke me koke dhe me pas mes dy delegacioneve, u preken te tera ceshtjet e bashkepunimit. Nje strategji e perbashket diplomatike mes dy vendeve, do te shfrytezoje rrjetin e zgjeruar diplomatik te Shqiperise, per te lobuar per njohjen e metejshme te pavaresise se Kosoves, nje realitet i pakthyeshem sipas Shqiperise.
“Nuk mund te kete me rikthim te ceshtjet e vjetra, nuk mund te kete skenar per ndarje te Kosoves. Kosova do te projektohet si e tille ne tere integritetin e saj, ashtu sikurse eshte njohur edhe nga populli i Kosoves, nga vendet me te rendesishme dhe institucionet nderkombetare, si nje vend integral qe do te ndikoje ndjeshem ne paqen dhe stabilitetin rajonal”, eshte shprehur Topi.
Presidenti Sejdiu nga ana e tij falenderoi tere spektrin politik shqiptar pa dallim, per mbeshtetjen qe i kane dhene Kosoves.
“Kemi nje objektiv te perbashket, qe Kosova dhe Serbia si dhe vendet e tjera te rajonit te hyjne ne BE dhe ne NATO. Na gezon fakti se Shqiperia ka kaluar prova te medha, qe ka marre ftesen te jete anetare e NATO-s dhe se kjo do te jete nxitje per mire edhe per Republiken e Kosoves”, deklaroi Sejdiu.
Por nese marredheniet politike dhe institucionale mes dy vendeve cilesohen te shkelqyera, mbetet ende shume per te bere per marredheniet ekonomike, te cilave mendohet t'u japin nje hov projektet infrastrukturore. Kryeministri Berisha gjate takimit me liderin kosovar u shpreh:
“Shqiperia po punon ne projektet infrastrukturore te lidhjeve, te rruges Morine-Durres. Po perfundon projekti i rruges Fierze-Koman, rruga e Arbrit dhe do te shqyrtohen te gjitha lidhjet e mundshme perfshi hekurudhen dhe lidhje te tjera, te cilat do te jene te pershtatshme per te dy vendet”.
Si ne takimin me presidentin Topi, me kryeministrin Berisha, por edhe me kryetaren e Kuvendit Topalli, presidenti Sejdiu vleresoi levizjen e lire te njerezve mes dy vendeve tona pergjate tere vitit dhe jo vetem ne muajt e veres, si nje shembull i pare i ecjes perpara drejt standardeve evropiane.
Ne fjalen e tij ne parlamentin shqiptar presidenti Sejdiu ka shprehur mirenjohjen per mbeshtetjen qe dha Shqiperia ne pavaresine e Kosoves.
“Te nderuar deputete me lejoni qe ne kete rast solemn, ne emrin tim dhe te qytetareve te Kosoves t’ju shpreh mirenjohjen dhe falenderimin me te thelle per ndihmen e madhe dhene nga Shqiperia ne te gjitha periudhat qe nga pavaresimi i saj. Ndjehemi te lumtur qe me kete ndihme ishim te gjithe bashke, pozita dhe opozita, institucione dhe qytetare. Mikepritja ne Shqiperi ne kohen e luftes eshte vetem nje nga rrezet e arta te humanitetit, deshmi e tradites dhe vityteve te larta te te qenit pjese e vlerave civilizuese. Ka ardhur koha qe Shqiperia dhe Kosova, si dy vende te lira dhe sovrane, te pasurojne dhe zgjerojne bashkepunimin ne te gjitha fushat”, u shpreh Sejdiu.