E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Strategjia ime, lufta antikorrupsion

Ministrja e Shendetesise, Anila Godo, ka pranuar korrupsionin ne tendera, shpenzime, dieta e konsum per karburant.

Ne nje interviste per gazeten “Shqip”, Godo jep deklarata per "berrylat" e mjekeve te rinj ne spitale, parashikon menyrat per uljen e korrupsionit ne shendetesi, si dhe paraqet alternativat per nje kujdes me te mire shendetesor ndaj pacientit.

Strategjia e saj eshte lufta kunder korrupsionit. "Ka profesioniste qe marrin ryshfet, pra jane te ndergjegjshem per shperdorimin qe bejne. Keta duhen ndalur, duke krijuar nje fryme te pergjithshme e kjo eshte e veshtire, sepse ka te beje me ndergjegjen e cila nuk eshte materiale", thote ministrja.

“Ne do te nxisim auditimin e rrepte e te vazhdueshem te aktiviteteve ne te gjitha strukturat shendetesore, qe nga drejtorite e ministrise deri ne qendrat shendetesore te zonave me te thella. Cdo punonjes do te mbaje pergjegjesine e shkeljeve, sipas rregullave te auditit. Ne kete fushe, nuk do kete asnje lloj tolerance per askend”, shprehet ministrja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›