E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti i Liqenit, nis ndërtimi i murit rrethues

Nis projekti për rehabilitimin e parkut të Liqenit. Faza e parë e këtij projekti përfshin rehabilitimin e rrjetit të rrugëve të brendshme të Parkut të Liqenit, ku do të lihet hapësira e nevojshme për këmbësorët, për biçikletat, dhe vrapuesit. 

TIRANE-Nis projekti për rehabilitimin e parkut të Liqenit. Në fazën e parë (e cila sapo ka filluar), të ndërhyrjes në park, është duke u ndërtuar muri rrethues. Muri parashikohet të rrethojë të gjithë sipërfaqen e kodrave të Liqenit, duke penguar në këtë mënyrë që në të, të futen automjete. Muri do të jetë rreth 0,5 metra i lartë. Nuk do të jetë i drejtë, por i valëzuar dhe në brendësi do të ketë forma të ndryshme. Faza e parë e këtij projekti përfshin gjithashtu rehabilitimin e rrjetit të rrugëve të brendshme të Parkut të Liqenit, ku do të lihet hapësira e nevojshme për këmbësorët, për biçikletat dhe për vrapuesit e duke vazhduar pastaj me ndriçimin si edhe me mundësitë për pushim.
Ndërkohë, në këtë park Bashkia e Tiranës ka vendosur të mbjellë rreth 2600 pemë, do të vendosen rreth 70 ndriçues, stola për të moshuarit dhe për të dashuruarit, do të rikonstruktojë gjithë rrugën jugore të parkut, që është rreth 1 km e gjysmë dhe pa dyshim edhe një nga rrugët kryesore, që është rruga "Vëllezërit Frashëri". Investimi për këtë projekt shkon afro 150 milionë lekë nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës.

(s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›