E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prangoset shqiptari në Athinë, për trafikun e 156 kg hashash

ATHINE – Një shqiptar i dyshuar si trafikant në Athinë u arrestua dje nga policia greke me 156 kile hashash.

Sipas hetimeve të para, mësohet se ngarkesa me drogë do të kalonte kufirin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. I njëjti person, dyshohet se është përgjegjës për bashkëpunim një rast tjetër trafikimi, kur policia greke konfiskoi një makinë me 110,8 kile drogë. Sipas burimeve nga policia, i arrestuari është ndaluar kur mbante me vete në makinë 46 kile hashash ndërsa konfiskimi i një sasie tjetër prej 110.8 kile drogë është bërë në një makinë të braktisur pranë zonës kufitare. Gjatë arrestimit të shqiptarit policia greke sekuestroi edhe 8500 euro, një peshore farmacie dhe tre telefona celularë. Aksioni i antidrogës greke u zhvillua në lagjen “Ano Patisia” të Athinës ku besohet se trafikanti shqiptar kishte siguruar një depo për sasinë e drogës që vinte nga Shqipëria, e cila më pas paketohej në sasi më të vogla dhe shpërndahej për klientët. Shqiptari ra në pranga vetëm pak kohë pasi policia ndoqi mëngjesin e djeshëm në rrugën nacionale Konicë-Janinë një makinë, e cila u gjet e braktisur por me plot pesë thasë me lëndë narkotike. Trafikanti ka mundur të largohej duke braktisur automjetin, ku duket se policia ka gjetur numrin e telefonit dhe adresën e shqiptarit të arrestuar pak orë më pas në Athinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›