Industritë rrisin investimet
21/04/2011 Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, bizneset presin shtim të kërkesës dhe eksporteve
Pritjet e sektorit të industrisë për tremujorin e dytë të vitit 2011 shfaqen optimiste
Sektori i industrisë do të shtojë investimet në teknologji, riparim ose zëvendësim të pajisjeve të dëmtuara, duke paraqitur një tablo më të përmirësuar të gjendjes financiare në krahasim me periudhat e mëparshme. Bëhet fjalë për vrojtimin e Bankës së Shqipërisë, ku vetë bizneset e sektorit të industrisë kanë shprehur pritje optimiste për tremujorin e dytë të vitit 2011. Zhvillimet në sektorin e industrisë janë përmirësuar sa i përket kërkesës për produktet e tij, ndërkohë që sektori i shërbimeve shfaqi përmirësim të gjendjes financiare në fund të 2010-ës. Shfrytëzimi i kapaciteteve është rritur në të gjithë sektorët, por vijon të mbetet poshtë mesatares afatgjatë, sidomos për sektorin e ndërtimit.
Zgjerim i kërkesës
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bizneset industriale presin përmirësim të gjendjes së përgjithshme të biznesit, rritje të kërkesës dhe të eksporteve të produkteve industriale. Mbi këtë bazë, rreth 21.7% e bizneseve janë shprehur se planifikojnë të kryejnë investime të reja në pajisje dhe teknologjike, por më pak në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese. Ndërkaq, në linjë me zhvillimet e kërkesës dhe të çmimeve të prodhimit, gjendja financiare e bizneseve të industrisë paraqitet e përmirësuar në tremujorin e parë të vitit 2011. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në industri u rrit me 2 pikë përqindje nga tremujori i kaluar, duke shënuar nivelin 70.7 për qind në tremujorin e parë të vitit 2011. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, rreth 85.6 për qind e bizneseve të këtij sektori mendojnë se niveli aktual i kapaciteteve të prodhimit është i mjaftueshëm duke marrë parasysh nivelin e kontratave porositëse, të cilat kanë shënuar një rënie të lehtë. Për 14.3% të bizneseve, niveli aktual i shfrytëzimit të kapaciteteve prodhuese nuk është i mjaftueshëm. Në gjashtëmujorin e fundit, rreth 21.7% e bizneseve ka kryer investime në pajisje dhe përmirësime teknologjike. Për tremujorin e dytë të vitit 2011, bizneset e sektorit të shërbimeve janë optimiste për situatën e përgjithshme ekonomike në vend, por pesimiste për aspektet e biznesit të tyre.
Ndërtimi
Treguesi i besimit në ndërtim u rrit me 3.4 pikë përqindjeje në tremujorin e parë të vitit 2011. Besimi në këtë sektor u përmirësua për të dytin tremujor radhazi. Edhe në fund të vitit 2010, treguesi i besimit të sektorit të ndërtimit është përmirësuar me 9.4 pikë përqindje krahasuar me një vit më parë, si rezultat i rritjes së kërkesës dhe prodhimit të tij, duke u reflektuar në rritjen e punësimit. Pritjet e bizneseve për aspekte të ndryshme të biznesit për tremujorin e dytë të vitit 2011, megjithëse janë në një nivel më të lartë se sa vlerësimi i situatës aktuale, janë në rënie nga pritjet e shprehura në fund të vitit 2010, duke rritur pasigurinë për vijueshmërinë e rritjes së besimit në tremujorin e ardhshëm.