Pranimi në polici, dështon testi i Ministrisë së Arsimit
TIRANE- Dështon testimi i pranimit të kandidatëve të rinj në Policinë e Shtetit për Patrullën e Përgjithshme.
Dashamir Biçaku
Më tepër se 1050 kandidatë kanë qenë duke konkurruar dje në ambientet e Pallatit të Kongreseve, për të përfituar 150 vende shkollimi për Patrullat e Përgjithshme të Policisë. I gjithë testimi ka rezultuar një zhgënjim për studentët dhe drejtuesit e Akademisë së Policisë, të cilët prisnin që nëpërmjet këtij sistemi të merrnin një cilësi më të lartë personash si studentë. Testi i përgjithshëm i hartuar nga Ministria e Arsimit, sipas kërkesave të dhëna nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Kuadrit. Testimi i nisur në orën 08:00 të mëngjesit nuk ka zgjatur më tepër se dy orë për shkak se kandidatët kanë nisur të braktisin pak nga pak sallën gjigante të Pallatit të Kongreseve. Prej më tepër se 100 kandidatëve për të nisur trajnimin 6-mujor në Akademinë e Policisë "Arben Zylyftari", vetëm pesë studentë kanë arritur të dalin të fituar nga ky test. Fundi ka qenë për të gjithë zhgënjyes, pasi studentët nuk kanë arritur të kapin shifrën minimale prej 60 pikësh, që kërkoheshin në këtë test. Dështimi i konkursit ka zhgënjyer jo pak edhe përfaqësuesit e ICITAP-it, që kanë ndjekur nga afër të gjitha rastet e organizimit të konkurseve për pranimin në polici të kandidatëve të rinj. Burimet e policisë kanë pohuar dje në mbrëmje se testi mund të vendoset për t'u përsëritur. Një gjë e tillë pritet të vendoset sot, gjatë një mbledhjeje të krerëve të Policisë së Shtetit, drejtuesve të Akademisë së Policisë, ICITAP-it etj. Pesë kandidatët që kanë fituar mbi 60 pikë, sipas burimeve të policisë në rast përsëritjeje të testit, fitojnë automatikisht të drejtën e futjes në shkollë. Nga burimet paraprake të policisë që kanë mbajtur nën vëzhgim personat gjatë testimit, është mësuar se shumë pak prej studentëve nuk kanë arritur t'iu japin zgjidhje testeve të matematikës të hartuara nga Qendra e Hartimit të Testeve në Ministrinë e Arsimit. Pesë studentët që kanë arritur të zgjidhin një pjesë të testeve, kanë arritur në shifrën minimale të mundshme të pikëve. Kjo, pasi pyetjet e përgatitura kanë qenë jashtë kapaciteteve të mundshme të kandidatëve, që ishin paraqitur aty. Pyetjet e testeve ishin hartuar nga njësia përkatëse në Ministrinë e Arsimit, për shkak të dyshimeve se një vit më parë testi i pranimit në Akademinë e Policisë ishte kopjuar dhe më pas shitur. Nga testimi i vitit të kaluar, një numër i konsiderueshëm kandidatësh, arritën të kapnin një sasi pikësh që kalonin shifrën 90. Ky nivel shqetësoi krerët e Policisë, të cilët vendosën që në vend të testit të tyre të zakonshëm të kërkonin përgatitjen e një testi me një nivel vështirësie pak më të lartë dhe me një shkallë sekreti më të vështirë. Për këtë qëllim këtë vit hartimi i pyetësorit iu ngarkua Qendrës së Hartimit të Testeve në Ministrinë e Arsimit. Kjo e fundit dje nuk ka dhënë asnjë reagim mbi situatën e krijuar, pavarësisht interesimit të vazhdueshëm të gazetës "Panorama".