Pranvera e kulturës italiane, Pulia prezantohet në Shqipëri
Të pranishëm në këtë takim ishin Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Saba DElia, Bernardo Notarangelo, Drejtues i Departamentit për Mesdheun të Rajonit të Pulias, Petrit Malaj, Rektori i Akademisë së Arteve, Nikollë Lesi, Zv.ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve etj. Shiriti i nisjes do të pritet mbrëmjen e 18 majit, me një koncert të Orkestrës Simfonike të provincës së Barit, dedikuar Domenico Modugnos, ndërsa vëmendja e botës institucionale dhe ekonomike do të përqendrohet ditën e enjte, më 20 maj, me prezantimin e projektit strategjik Alterenergy. Ambasadori italian nuk mund të mos përmendte marrëdhëniet e shkëlqyera Itali-Shqipëri, në aspekte të ndryshme kulturore, ekonomike, sociale etj. Ky sezon me mbi 80 aktivitete, ju njeh më nga afër me Pulian, pika kryesore e kontaktit tuaj në Itali, që ka një rol primar të përfaqësisë sonë në Shqipëri, deklaroi DElia. Është pikërisht Departamenti i Mesdheut të Rajonit të Pulias, ai që celebron strategjinë e konsolidimit të partneritetit evropian me vendin e shqiponjave, me rastin e stinës së madhe të eventeve Itali-Shqipëri; dy popuj, një det, një miqësi, e cila ka nisur marsin e kaluar. Në Akademinë e Arteve do të ketë aktivitete të ndryshme, duke nisur që nga projeksionet e filmave të prodhuar në Pulia, folklori, gastronomia, iniciativa muzikore etj. Do të ketë edhe një monstër të makinerive të Leonardo da Vincit, tha në fjalën e tij Bernardo Notarangelo, Drejtues i Departamentit për Mesdheun të Rajonit të Pulias. Sipas rektorit të AA-së, Petrit Malaj, janë parashikuar jo vetëm evente muzikore, por edhe ëorkshop-e, ekspozita fotografike, projeksione filmash, degustimi i produkteve më të mira të këtij rajoni italian, nën kujdesin e Institutit Agronomik të Mesdheut, të Barit dhe të Shoqatës Magna Greqia Mare etj.
Last Updated on Friday, 14 May 2010 20:02