Pranvera e parakohshme e Laura Pauzinit
Ky është një moment i artë për Laura Pauzinin, që tanimë e ndien veten një "luftëtare të dashuruar me jetën". Pikërisht për këtë flet dhe këndon në "Pranverë e parakohshme", albumi që vjen plot katër vjet pas atij të fundit "Dëgjo". Ky album, që do të publikohet në 47 vende, ka më pak se një javë që ka dalë në treg. "Shumë këngë flasin për dashurinë ndaj vetvetes, sepse për vite me radhë kam qenë viktimë e gjërave të padrejta, por tani nuk do të ndodhë më kështu", thotë këngëtarja italiane. Për pjesën më të madhe të këngëve, ajo i ka shkruar vetë tekstet, madje edhe i ka kompozuar. "Një risi për mua", thotë ajo. "Aty pranvera nuk është sinonim i rilindjes, por i qetësisë dhe ekuilibrit të brendshëm. Albumi tregon 4 vitet e fundit të jetës sime, që kanë qenë 4 vjet të mbushura me eksperienca të mëdha. Gjatë kësaj kohe më kanë ndodhur shumë gjëra: gjyshja më ndërroi jetë teksa i mbaja dorën, një tjetër i afërm pësoi një aksident me makinë. Kam shkruar shumë dhe në fund e kuptova se jam një luftëtare e dashuruar me jetën. Për një kohë të gjatë kam qenë viktimë e marrëdhënieve shoqërore, por edhe në dashuri, ndaj nuk më pëlqen më të jem kështu. Për mua albumi mban brenda vetes jo vetëm pranverën, por të katërta stinët e vitit: dimrin që simbolizon dhimbjen; vjeshtën, që simbolizon reflektimin; verën si stimul për të përdorur fantazinë dhe për të besuar tek ëndrrat dhe pranverën si simbol i ekuilibrit dhe qetësisë, më e rëndësishme se lumturia". 34 vjeçe dhe me 40 milionë disqe të shitura në të gjithë botën, Laura Pauzini është një nga këngëtaret italiane më të pëlqyera. Pauzini është një grua shumë ndryshe nga ajo që duket, është gjithmonë e qeshur, e sinqertë e shoqërueshme. Te "Pranverë e parakohshme", veç të tjerash, përfshihet edhe një duet me Andrea Bocelin dhe një me Xhejms Blantin (kënga që mban titullin albumi). Në këtë album, Laura nuk ka harruar t‘i dedikojë një këngë edhe gjyshes, nën titullin "Invece no". "Kjo këngë i kushtohet gjyshes sime që vdiq nga një sëmundje e pashërueshme. Por pata fatin të flisja me të dhe t‘i mbaja dorën teksa po largohej nga kjo jetë". Në fund ajo flet edhe për lidhjen e saj të re me Paolo Kartan, një nga bashkëpunëtorët e saj në katër këngë të albumit. "Nuk e mendoja se do të dashurohesha me një burrë të martuar. Por ja që ndodhi kështu. Tani jemi një familje e qetë dhe pas dhjetë muajsh, kur Paolo të divorcohet, do të martohemi dhe do të mendojmë edhe për një fëmijë". Ja se ç‘rrëfen ajo në intervistën e mëposhtme:
Laura, ky album është shumë ndryshe nga ai i mëparshmi "Dëgjo"?
Kur kam incizuar atë album isha e zemëruar dhe nuk dua të jem më ashtu. Më pëlqejnë të gjitha këngët e mia, ato që janë paksa për adoleshentët. Tani, për herë të parë kam kompozuar edhe muzikë me ndihmën e shokut tim Paolo Karta. Zakonisht shkruaj natën dhe më vjen mirë që e kam gjithmonë afër, sepse e zgjoj dhe i them idetë që në fakt janë shumë: dua të bëj një album me muzikë xhaz, një muzikal, një CD me këngë të reja për Krishtlindje.
Po dashuria?
Deri në moshën 25 - 26-vjeçare isha konservatore. Në fillim nuk pranova të dashurohesha me një burrë që kishte pasur më parë një familje. Nuk mund të martohem në kishë ashtu siç kisha ëndërruar, pas dhjetë muajsh kur ai të ketë marrë divorcin, por nuk bëhem pishman. I dua fëmijët e tij dhe nuk i mbaj asnjë inat apo zemërim ish-bashkëshortes. Për më tepër nuk jam edhe një vajzë që e shkatërron familjen. Kur u lidha me Paolon, historia e tij kishte përfunduar. Pas një viti, kur të kem mbaruar turin tim, do të mendoj edhe për një fëmijë.
Ka përfunduar ideja për një emision televiziv me Maria de Filipin?
Ndoshta e mendojmë më vonë, sepse për momentin sapo jam kthyer nga promovimi i albumit tim në Amerikën e Jugut dhe kam të tjera impenjime. Megjithatë, është një projekt interesant, i bërë nga gratë dhe për gratë.
Ju pyesin për politikën italiane jashtë vendit?
Pas shprehjes së famshme Obama është i mirë, por pak i nxirë, shumë njerëzve më është dashur t‘u kthej përgjigjen "no comment". Megjithatë, shoh që shteti nuk shqetësohet fare për muzikën, cilado qeveri qoftë në pushtet. I shoh se si përpiqen të bllokojnë sajtet porno dhe ato të pedofilëve, por nuk bëjnë të njëjtën gjë me muzikën. Albumi im, i cili s‘ka një javë që ka dalë, mund të shkarkohet lehtësisht në internet.
Karla mohoi Italinë pas shakasë që Berluksoni bëri për Obamën?
Nuk më duket e drejtë. Këto janë gjëra që nuk na përkasin neve. Ata i rregullojnë mes tyre marrëdhëniet. Megjithatë, unë jam krenare që jam italiane kokë e këmbë. Edhe kur të shkoj në Francë, sërish italiane kam për të ngelur.
Çfarë pret nga Obama?
Mendoj se populli amerikan bëri zgjedhjen e duhur. Por ndryshimi nuk vjen vetëm nga ngjyra e lëkurës, nuk do të ishte e drejtë kjo. Bota nuk duhet të jetë raciste. Më pëlqen gjithçka tek ai njeri: qetësia, programi, gruaja, familja. Por tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim punën e tij me vepra.