Si kukulla Barbi
Ndonjërës i mjaftojnë dy pika parfum, të tjerat preferojnë kremra dhe masazhe. Pothuajse gjysma e femrave do të bënin me shumë dëshirë një ndërhyrje kirurgjikale për t‘u dukur perfekte. Vërtet biondet janë kaq të shëmtuara? Sigurisht që jo. Në pjesën më të madhe të rasteve, për të qenë vërtet të bukura do të mjaftonte një gjendje e mirë ekonomike dhe një buzëqeshje vezulluese. Të gjithëve na ka qëlluar të takojmë një bionde me gjoks të madh, me hundë si francezet, që ecën me hap ushtaraku dhe nuk bën gjë tjetër veçse flet për dietat dhe pasqyrën; apo një tip tjetër me vështrim të pafajshëm, që buzëqesh vazhdimisht, që ka bel të trashë dhe këmbë të mbushura, e cila ju dëgjon, mundohet t‘iu kuptojë dhe t‘iu bëjë për të qeshur. Cilën do të preferonit si mike të zemrës? Dhe, sipas jush, një mashkull kë do të zgjidhte për një natë dhe kë për të gjithë jetën?
Përgjigjja duket banale, por në fakt nuk është aspak kështu, sepse duke u bazuar te kërkimet e fundit, pjesa më e madhe e biondeve janë të fiksuara më shumë se pas çdo gjëje tjetër, pas kirurgjisë estetike. Sipas studimit të "Secret Obsession" për "Calvin Klein", të bërë në shtatë shtete evropiane dhe amerikane, për 44 për qind të biondeve bukuria është një sëmundje. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se ëndrra e ndaluar e mikeshave tuaja bionde (nëse keni) dhe të afërmeve, nuk është një fantazi e turpshme dhe as një shkelje ndaj moralit. Më e trishtueshme është dëshira e pashpresë për t‘iu drejtuar një kirurgu, i cili përmes bisturisë, kanjulave për thithjen e dhjamit, eliminon ato pjesë që ua shëmtojnë paraqitjen, me qëllim që kur të zgjohen në mëngjes të kenë një trup më tepër pranë perfektes se sa atij që u ka dhënë nëna natyrë.
Në fillim studiuesit menduan se bëhej fjalë vetëm për ndërhyrje të vogla, që korrigjonin defektet e lindura, si për shembull një hundë e madhe e me kurriz, buzë të vogla, por fenomeni ishte tërësisht tjetër. "Kirurgjia estetike është në shërbim të gjithçkaje dhe të çdo individi. Duke e parë më nga afër të ngjall më pak frikë: nëse një mikeshë e jotja rrumbullakos të ndenjurat, pas saj mund ta provosh edhe ti. Është e sigurt se e përballon ekonomikisht, moralisht dhe fizikisht", shpjegon një psikologe dhe psikoterapeute. "Duke e krahasuar me drogën, ose kumarin, rreziku është edhe më i lartë, sepse kur bën liposucionin (ngritjen e të ndenjurave), pse të mos provosh edhe më shumë, si për shembull të hollosh pulpat apo të bësh lifting", thotë ekspertja. Praktikisht është një lloj varësie, që si e tillë ka të njëjtat cilësi me qetësuesit që u jepen vartësve të drogës dhe kumarxhinjve. Kjo ndodh për shkak të zbrazëtisë së brendshme dhe presionit shoqëror. Gjithçka nis nga manikinat e gjata të vitrinave të South Beach dhe Key West në Florida; më pas kalon te persona si Cindy Jackson, e cila sapo ka hyrë në librin e rekordeve "Guinness", për shkak të numrit të madh të ndërhyrjeve estetike, (plot 40 të tilla). Ajo dëshironte t‘i ngjante kukullës Barbi, me të cilën luante kur ishte e vogël.
Në vendet perëndimore, kjo kukull nënkupton bukurinë, lumturinë dhe të qenit e pasur: "Mesazhi i mediave është se bukuria shihet si rrugëdalja më e thjeshtë dhe më e shpejtë për të arritur suksesin e ëndërruar", thotë sociologia, e cila është në përfundim të librit "Antikorpet. Dieta, fizkultura dhe burgjet e tjera". "Qëllimi? Një trup që në jetën e përditshme nuk është i mundur. Për të arritur këtë objektiv, asnjë sakrificë nuk është e madhe, asnjë substancë nuk është e rrezikshme dhe asnjë dietë nuk është e vështirë. Por ajo që i demoralizon shpeshherë femrat është se edhe pas një diete të fortë rezultatet nuk janë kurrë të kënaqshme". Fatkeqësisht, bisturia, ashtu si paratë dhe droga, nuk të jep kënaqësi, por vetëm iluzione. Edhe pse mund të të fshijë për pak kohë rrudhat, nuk mund ta ndalë kohën. Buzëqeshja venitet nëse nuk je e bukur. Në këtë pikë, medoemos ia vlen të mendosh për një "investim" të rëndësishëm që të ketë afat skadence të gjatë. Duhet të shohim thellë brenda vetes për të parë se kujt dëshirojmë t‘i ngjajmë më shumë, vajzës së fiksuar pas pasqyrës, apo asaj që qesh vazhdimisht dhe është tip çapkëneje.