E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranvera e vërtetë, pas një muaji

Nga Express më 22 mars 2011 në ora 10:32

Stina e pranverës ka nisur të hënën, pak pas mesnatës, por moti nuk është pranveror.

Megjithëkëtë, meteorologët parashohin një përmirësim të motit gjatë ditëve të ardhshme. Të premten, temperaturat e ditës mund të arrijnë nga 18 deri 20 gradë Celsius. Mirëpo, pas disa ditëve me diell, sërish do të ketë mot me shi dhe vranësira, kurse në vise të larta ditët e fundit të marsit madje mund të bjerë edhe borë.

Në fillim të prillit pritet të jetë një periudhë diç më e ngrohtë e motit, por me temperatura relativisht të ulëta - deri në 10 gradë. Nga mesi i prillit sërish pritet një ftohje e motit, kurse ngrohje dhe temperatura vërtet pranverore arrijnë pas 20 prillit, thonë meteorologët.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›