Dëmshpërblimi në Gërdec, familja Deliu gjyq mes trashëgimtarëve
TIRANE – Ministria e Brendshme deklaroi dje se ka akorduar dhe ka dorëzuar të gjitha fondet e parashikuara për dëmshpërblimin dhe ndihmën ndaj familjes Deliu, një nga më të dëmtuarat prej tragjedisë së Gërdecit.
“Në bazë të vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave, për familjen Deliu janë miratuar: dhënie e ndihmës financiare për viktimat në vlerën 10.000.000 lekë, ose nga 200.000 lekë për secilën nga viktimat, ndihmë financiare emergjence në vlerën 200.000 lekë, ndihmë financiare për shpenzimet e varrimit dhe ceremonitë mortore në vlerën 2.234.050 lekë dhe fond kompensimi për ndërtimin e banesës së dëmtuar nga shpërthimi në vlerën 11.147.240 lekë”, thanë burimet zyrtare nga Ministria e Brendshme. Sipas tyre, për shkak se ky fond është përcaktuar në emrin e kryefamiljarit Qemal Deliu, i cili ndërroi jetë më vonë se të tjerët në spitalin e Brindizit në Itali, çështja e përfituesit ose përfituesve po zgjidhet në mënyrë juridike. “Në tërësi, familja Deliu është ndihmuar me një fond prej 23.581.290 lekë”, pohoi Ministria e Brendshme. Sipas saj, shuma prej 11 milionë lekë të reja dëmshpërblim për rindërtimin e shtëpisë së familjes Deliu nuk është paguar ende, për shkak se ajo i ishte adresuar Qemal Deliut, i cili gjeti vdekjen. Tani këtë çështje duhet ta zgjidhë gjykata, e cila ka marrë një padi nga Uran Deliu dhe duhet të përcaktojë trashëgimtarin e të drejtës së pronësisë mbi dëmshpërblimin. t.s