Prapaskena e gjashtëpikëshit

Devid Harland, zyrtari i OKB-së që hartoi me Beogradin planin e Ban Ki Munit
Zyrtarë të lartë të OKB-së zhvilluan të paktën tre muaj bisedime në Beograd lidhur me planin prej gjashtë pikash që u bë publik vetëm pak ditë më parë. Njeriu kryesor i OKB-së që negocioi në emër të sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun, ishte Devid Harland, shef i Divizionit për Operacione Paqeruajtëse për Evropë dhe Amerikë Latine. E përditshmja kosovare “Express” ka mundur të sigurojë një letër, të cilën Harland ia dërgoi shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zanieri, ku zbardhet “prapaskena” e negociatave për gjashtëpikëshin, që kërcënon sovranitetin e shtetit më të ri të Ballkanit. Të gjitha palët e përfshira në bisedimet për këtë plan, OKB, Beogradi, Prishtina dhe anëtarët e Quint-it, (përfaqësuesit e pesëshes Francë-Gjermani-Itali- Britani e Madhe dhe SHBA), kanë qenë të mbyllura deri në momentin kur liderët kosovarë dolën publikisht me qëndrimin e tyre. Në letrën e tij mund të kuptohet sesi e sheh Harland OKB-në, Kosovën, Serbinë, Rusinë, Quint-in, e në veçanti rolin e ambasadores amerikane, Tina Kaidanow. Ai qëndroi së paku pesë javë në Prishtinë, fillimisht në korrik, pastaj si zëvendësshef i UNMIK-ut prej 3 shtatorit deri në fillim të tetorit. Gjatë gjithë kësaj kohe, Harland kishte në mendje vetëm një qëllim: arritjen e marrëveshjes me Beogradin lidhur me gjashtë pikat e caktuara nga shefi i tij, Ban Ki Mun. Pikërisht në ditët e fundit si zëvendësshef i UNMIK-ut, ai nisi bisedimet intensive me Beogradin për rikthimin e doganave në kufirin verior të Kosovës. Dy ditët e fundit të mandatit të tij në UNMIK, Harland qëndroi në Beograd dhe gjatë 18 orësh bisedime dëgjoi qëndrimin serb për doganat, gjë që rezultoi në dokumentin final gjashtëpikësh. Për rrjedhojë, dokumenti i propozuar nga Ban Ki Mun rezulton në mënyrë jo të drejtpërdrejtë si “prodhim” i Beogradit. Pas kthimit në Nju Jork, Harland i shkroi një letër të gjatë shefit të UNMIK-ut, Lamberto Zanieri dhe zyrtarëve tjerë të lartë të OKB-së. Nga letra tij mund të kuptohen shumë gjëra të procesit shumë jotransparent të bisedimeve rreth gjashtëpikëshit. Dy palët në bisedimet për këto çështje ai i identifikon si ruso-serbët dhe quinto-kosovarët. Harland e dërgoi letrën e tij më 4 tetor në adresë të Zanierit dhe 19 zyrtarëve të tjerë të OKB-së, duke kërkuar që ata të japin komente rreth pikëpamjeve të tij.
Letra e Devid Harland
“Serbia ka bërë një propozim për të përkrahur rivendosjen e pikave doganore të UNMIK-ut në veri të Kosovës. Propozimi serb nuk do të ikë, por ne duhet të adresojmë problemin e doganave. Ne duhet të kërkojmë pika të përbashkëta mes Beogradit dhe Prishtinës dhe, në mungesë të kësaj, të lëvizim përpara me një plan tonin të kompromisit, të skicojmë sa më shumë që është e mundshme rreth asaj që ne dimë për qëndrimet e palëve. Duhet të fillojmë implementimin më 15 nëntor.
Lamberto, kur arrita në Beograd, të enjten, më dërguan në Ministrinë e Jashtme. Gjatë 18 orëve në vijim takova Damjan Krnjeviç, Borislav Stefanoviç dhe Goran Bogadanoviç. Serbët e bënë të qartë qysh në fillim, se arsyeja kryesore që kërkuan ardhjen e zyrtarëve të UNMIK-ut në Beograd këtë javë, ishte për të bërë një propozim lidhur me rivendosjen e doganave. Esenca e propozimit të tyre për doganat, siç e dini nga biseda jonë telefonike, ishte siç vijon:
Me fjalë tjera, Serbia do të pranojë rivendosjen e një regjimi doganor që është neutral ndaj statusit (të Kosovës), edhe në dokumente, si dhe në sistemet mbi të cilat mbështet puna me dokumente.
• Në këto pika doganore do të punonin vetëm zyrtarët doganorë ndërkombëtarë.
• Zyrtarët doganorë ndërkombëtarë do të grumbullonin të hyrat doganore sipas shkallës së zbatueshme me Rregulloren e UNMIK-ut 2004/1, Kodit Doganor të Kosovës.
• Të hyrat do të vendoseshin në një xhirollogari bankare të operuar nga UNMIK-u, në veri të Mitrovicës, i cili do t’i shpërndante të hyrat doganore sipas një formule që do të përcaktohet nga PSSP, (Përfaqësuesi special i sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së) por, në përgjithësi, në përputhje me prioritete në vijim:
• Harxhimet e UNMIK-ut për operimin e këtyre aranzhimeve.
• Harxhimet për administratën lokale në zonat me shumicë serbe.
• Projektet speciale, në veçanti ato që nuk përfitojnë nga Prishtina, përfshirë edhe disa mbështetje specifike për rindërtimin e trashëgimisë fetare serbe, e dëmtuar gjatë dhunës në mars 2004.
• PSSP do të emëronte një (serb të Kosovës) kontrollues Special Financiar për të mbikëqyrur shpenzimet e të hyrave doganore të grumbulluara në përputhje me formulën e përcaktuar. Unë nuk jam deklaruar se do të pranonte apo nuk do të pranonte UNMIK-u këtë propozim, në tërësi apo pjesërisht. (Po e bëj të qartë këtë çështje, për shkak se kam dëgjuar se Tina Kaidanow, gjithmonë e dobishme, po u thotë njerëzve se unë jam duke bërë ujdi në Beograd.)
Unë pastaj i kam informuar partnerët kryesorë ndërkombëtarë, përfshirë të gjitha ambasadat e Grupit të Kontaktit lidhur me propozimin serb, por asnjë nga ta nuk shprehu pikëpamje të prera, pozitive apo negative. Nuk prisja që t’i të informosh kosovarët, për shkak se Tina Kaidanow, siç e dini, më ka shkruar një e-mail, në të cilin thotë se UNMIK-u nuk duhet të flasë me shqiptarët e Kosovës, para se të flasë fillimisht me qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kam marrë vesh se ti ke bërë të njëjtën gjë në Prishtinë, që ke folur me zëvendëskryeministrin Kuçi. &Eum