E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha investitorëve: Këtë vit klimë më e mirë

 Klimë më të favorshme për biznes, transformimi i Albinvest në një lloj “One Stop Shop-i”, dhe bashkëpunim të afërt me qeverinë për projekte të reja. Këto kanë qenë disa nga premtimet, bërë investitorëve të huaj nga kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Ekonomisë ,Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti. I pranishëm në takimin e djeshëm të Shoqatës së Investitorëve të Huaj të Shqipëri (FIAA), organizuar me rastin e fillimit të aktivitetit për vitin 2010, kreu i qeverisë ka përshëndetur punën e investitorëve. Duke ju veshur meritën e ndikimit pozitiv në rritjen ekonomike në vend Berisha ka theksuar se qeveria po merr masat e nevojshme që investitorët e huaj të gjejnë një klimë sa më të favorshme për të bërë biznes. “Shqipëria ju detyrohet juve, mirësisë, angazhimit dhe investimeve tuaja, faktin se ne e mbyllem vitin 2009 si vendi i vetëm në Evrope me rritje ekonomike” tha kryeministri në fjalën e tij. Ai shprehu gjithashtu vlerësimin maksimal dhe inkurajoi idenë e FIAA-s për të sintonizuar projektet e tyre me reformat dhe përpjekjet e qeverisë shqiptare. Në këtë kontekst, ai i ftoi të ndërmarrin përpjekje të reja për të sjellë vendin në “moshën dixhitale”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›