E Shtunë, 31 Tetor 2026

E lypin Lemën

Nga Express më 10 gusht 2011 në ora 08:49

Policia e Kosovës është vënë në kërkim të ish-drejtoreshës së Postë-Telekomit të Kosovës, Leme Xhema.

Klan Kosova mëson se Gjykata Supreme ka lëshuar një urdhër arresti, ku kërkon nga policia arrestimin e saj.

Mësohet se ajo është thirrur në gjykatë disa herë, por ka refuzuar të paraqitet në vendin ku ndahet drejtësia, dhe në mungesë të saj, Gjykata Supreme e ka dënuar me tri vjet heqje lirie, për veprën penale shpërdorim i detyrës zyrtare dhe lidhje e kontratës së dëmshme.

Sipas policisë, fletarrestimi për Leme Xhemën atyre u ka shkuar më 5 gusht, ndërsa policia ka marrë masat dhe në momentin kur të gjendet, do të arrestohet.

Ndërkohë, avokati i saj, Tomë Gashi tha se nuk ka asnjë informatë se klientja e saj është dënuar dhe se për të është lëshuar fletarrestim. Ai tha se lënda ka qenë në Gjykatën Supreme, dhe se për një hap të tillë Gjykata është dashur ta njoftojë atë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›